Takimi elektoral i radhës në Shishtavec të Kukësit ka dështuar edhe pse atje kishte shkuar Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Banorët e Shishtavecit e kanë refuzuar kandidaten e importuar nga zona e Mirditës, sipas opozita.com. Ajo është detyruar të kthehet pas së bashku me enturazhin e saj me mjete “jo” shtetërore.
Fushata e Qarkut të Kukësit paraqitet e çuditshme pasi nuk gjen asnjë poster të zonjës por vetëm të kandidatit të dytë, Safet Gjici që është edhe presidenti i Kukësit.
Ka dyshime se edhe fitorja e kampionatit nga FC Kukësi u ndikua politikisht pas ndeshjes finale me Skënderbeun e Korçës.












