Partia liberale e kryeministrit holandez, Mark Rutte u rendit në krye të zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan sot duke kryesuar tre partitë e formacionit duke përfshirë dhe Partinë për Liri të deputetit (PVV) anti-islam, Geert Wilders, sipas sondazheve të dala pas votimit.
Këto sondazhe kreditojnë liberalët me 31 vende nga 150 të Dhomës së Ulët të Parlamentit, 19 vende për kristian-demokratët e CDA-së, për progresistët e D66 dhe për PVV-në e Wilders, me të cilin formacionet kryesore janë përjashtuar tashmë nga qeverisja.











