Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për të tretën herë, zhvillon sot një drekë pune me 7 ambasadorët e vendeve te BE. Mësohet se në drekë janë ambasadorët e Rumanisë, Turqisë, Suedisë, Çekisë, Spanjës, Bullgarisë dhe Austrisë.
Në takim, pritet që Basha të informojë diplomatët e huaj për qëndrimin e opozitës, protesta e saj dhe kauza e zgjedhjeve të lira.
Të pranishëm ne drekën me ambasadorët janë edhe aleatët e PD-së.











