Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe ka pranuar sot, në përfundim të seancës 12-minutëshe, daljen e Parlamentit, nga “binarët e rregullores”.
“Uroj që gjithçka që po ndodh, të sjellë edhe parlamentin në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundurën që ky parlament të prodhojë atë për të cilën është zgjedhur, të prodhojë ligjet dhe të shtyjë më përpara reformat. Jam i bindur që pas kësaj parlamenti duhet ti kthehet plotësisht rregullores në respekt të rregullores”, u shpreh kryeministri Edi Rama, në përfundim të seancës së djeshme.












