• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konflikti greko-gjerman për reparacionet e luftës

admin by admin
13 March, 2015
in Global Image
0
Konflikti greko-gjerman për reparacionet e luftës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia kërkon nga Gjermania që të paguajë dëmshpërblime nga Lufta e Dytë Botërore. Pala greke pohon se dëmet nuk janë paguar, ndërsa Berlini mendon se kjo është një çështje e mbyllur. Dëmet e pësuara janë bërë para 70 vitesh. Nën pushtimin gjerman janë vrarë shumë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës është shkatërruar edhe infrastruktura, ndërkohë që gjermanët e kishin detyruar Bankën Qendrore greke t’i shesë me dhunë letrat me vlerë. Megjithatë kjo temë për qeverinë gjermane është e përfunduar. Zëdhënësi i saj Steffen Seibert, përsëriti edhe njëherë të mërkurën (11.03) se çështja e dëmshpërblimit “është mbyllur përfundimisht juridikisht dhe politikisht”. Edhe Martin Jäger, zëdhënës i Ministrisë së Financave, bëri të qartë: “Ne nuk do të zhvillojmë kurrfarë negociatash me grekët”.
Qeveria federale ka pohuar shpesh se në vitin 1960, në kuadër të marrëveshjeve me shumë qeveri evropiane, janë paguar 11 milionë marka. Ndërkohë që ka pasur edhe shumë masa të tjera për dëmshpërblim, nga të cilat ka përfituar edhe Greqia.
Por Greqia pohon se kjo temë ende nuk është hequr nga rendi i ditës. A thua Athina mund të ketë sukses kësaj radhe?Juristi nga Berlini, profesori Ulrich Battis, thotë për DW: “Ata janë përpjekur shpesh para gjykatave vendase dhe ndërkombëtare, jo vetëm qeveria e tanishme, por edhe të mëparshmet, për t’i ngritur këto pretendime. Deri tani nuk kanë pasur sukses. Por shanset në tërësi nuk duhen përjashtuar.”

Marrëveshja për borxhe
Marrëveshja e Londrës për borxhe ka parashikuar në vitet 50-të që marrëveshja paqësore të kushtëzohet me pagesën e borxheve. Në kuadër të ribashkimit të Gjermanisë, pala gjermane, sipas Battis, i është shmangur qëllimisht arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
“Si rrjedhojë është menduar: nuk ka marrëveshje paqeje, ndaj nuk ka as dëmshpërblime””, pohon Battis.
Këtë e ka menduar edhe kryeministri Alexis Cipras, kur në parlementin grek deklaroi: “Pas ribashkimit të Gjermanisë, në vitin 1990 janë krijuar bazat politike dhe juridike për ta shpjeguar këtë çështje. Por qysh atëherë qeveritë gjermane kanë heshtur dhe kanë reaguar me truke juridike dhe shtyrje”.
Cipras nuk ka përmendur shifra, por gazeta greke “To Vima” të dielën e kaluar ka cituar një raport të cilësuar si top sekret nga viti 2013, ku flitet për një kërkesë të përgjithshme prej rreth 300 miliardë eurosh. Rastësi apo jo, por kjo shifër është gati në përputhje të plotë me borxhet e tanishme greke në vlerën prej 320 miliardë euro.

Uzurpimi i pronave
Ministri i Drejtësisë Nikos Paraskevopoulos mendon se për disa pagesa mund të merren peng madje pasuritë e patundshme gjermane në Greqi. Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme greke nga viti 2000, pagesat në vlerën prej 28 milionë do të ishin në rregull. Mendohet se këto pagesa mund të bëhen përmes mbajtjes peng të godinave gjermane në Greqi, si ato të Institutit Goethe dhe Institutit Arkeologjik Gjerman. Paraskevopoulos tha se “sipas ligjit, ministri duhet të japë urdhër për zbatimin e ligjit”.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se “paralajmërimet e ministrit grek nuk do t’i komentojë”. Europarlamentari liberal Alexander Graf Lambsdorff e ka quajtur mundësinë e mbajtjes peng të pasurisë gjermane si “të palejueshme dhe kundërligjore”.
“Një drejtësi e pavarur nuk duhet të lejojë të tërhiqet prej karvanit të fushatave politike”.
Edhe ai mendon se Gjermania i ka shlyer të gjitha detyrimet e saj nga lufta.
“Në vend që të vazhdojë betejat nga e kaluara, më mirë do të ishte që qeveria greke të përqendrohet tek lufta për të ardhmen”.

 
 
 
Previous Post

Paris Hilton, kur ka ende çfarë të tregojë

Next Post

200 vjet të Muzeut Städel

admin

admin

Next Post
200 vjet të Muzeut Städel

200 vjet të Muzeut Städel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.