Vizita e kreut të Kuvendit Ilir Meta, në një pulari në Xhafzotaj, nuk ka pasur si qëllim vetëm certifikimin prej tij, të pulave si më cilësore për sa i përket prodhimit të vezëve, por i ka shërbyer edhe për shuarjen e kërshërisë, së gjithsecilit, për rënien e tij ndjeshëm në peshë. Mes pulave të Xhafzotajt dhe para ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, si edhe të pranishmëve të tjerë, Ilir Meta, ka zbuluar se suksesi i dobësimit të tij, ka qenë “konsumimi i një veze të zier në mëngjes dhe mishit të pulës në darkë”. “Rrëfimi” i sinqertë i Ilir Metës dhe zbulimi i një sekreti prej tij, nuk ka kaluar pa duartrokitjet e të pranishmëve.












