Një kambist është grabitur në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm në momentin që ka dalë nga banesa. Persona të maskuar dhe me armë, pasi kanë dhunuar fizikisht kambistin Gaqo Milkani, i kanë marrë paratë.
Grabitësit kanë goditur me qytën e armës kambistin, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Dyshohet se grabitësit i kanë marrë rreth 1.8 milionë lekë kambistit.
60- vjecari është dërguar në spital, ku mjekët pohojnë se është në gjendje të rënduar nga plagët, por edhe nga tronditja psikologjike e pësuar.
Policia e Korçës po merr në pyetje shoferin e kambistit të grabitur, për më shumë detaje rreth ngjarjes.












