Mbërrin në Prokurori, vendimi dhe procesverbali i seancës së Kuvendit, sipas të cilit u vendos lejimi i arrestimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark frroku. Pas mbërritjes në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, është prokuroi Adnand Xholi, i cili duhet të vendosë se si duhet të vazhdojë procedura.
Janë dy rrugët, që mundshëm mund të ndjekë prokuroi. E para, të ekzekutojë vendimin e arrestimit të menjëhershëm të dy deputetëve, duke i dërguar urdhër-ekzekutimin policisë dhe e dyta, ti drejtohet Gjykatës së Lartë për vlerësim të një mase sigurie ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.












