• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Frank Hantke: I pakuptimtë arrestimi si gënjeshtar i Doshit e Frrokut, kur rasti ende është nën hetim

admin by admin
2 April, 2015
in Politika
0
Frank Hantke: I pakuptimtë arrestimi si gënjeshtar i Doshit e Frrokut, kur rasti ende është nën hetim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


“Nuk jam jurist, por akuza për vrasje (e Tom Doshit për Ilir Metën, shënimi ynë) është e paprovuar. Me sa di unë prokurorët po vijojnë të hetojnë lidhur me këtë akuzë. Megjithatë ata thonë se ata, që akuzuan dikë për vrasës u arrestuan, sepse kanë gënjyer. Për mua kjo përbën problem. Pra si është e mundur, që dikush akuzohet si gënjeshtar, kur rasti është në hetim e sipër? Vetëm kur të provojnë me fakte, që gjithçka ishte një gënjeshtër, një telenovelë, atëherë mund të akuzohen si gënjeshtarë. Për mua është e ndërlikuar që u arrit në përfundimin se kemi të bëjmë me një gënjeshtër, jo me të vërtetën dhe prokurorët nuk kanë pse të punojnë më për rastin në fjalë”

Drejtuesi i Fondacionit “Friedrich Ebert” Frank Hantke në Tiranë flet në një intervistë për “Deutsche Welle”, mbi arrestimin e deputetëve, dekriminalizimin e parlamentit, lustracionin dhe kohën e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Midis të tjerave ai shpreh rezervat e tij për arrestimin e Tom Doshit e Mark Frrokut, për çështjen “Doshi”, që sipas tij, ndërsa vazhdojnë akuzat “për vrasje”, deputetët arrestohen si gënjeshtar.
“Nuk jam jurist, por akuza për vrasje (e Tom Doshit për Ilir Metën, shënimi ynë) është e paprovuar. Me sa di unë prokurorët po vijojnë të hetojnë lidhur me këtë akuzë. Megjithatë ata thonë se ata, që akuzuan dikë për vrasës u arrestuan, sepse kanë gënjyer. Për mua kjo përbën problem. Pra si është e mundur, që dikush akuzohet si gënjeshtar, kur rasti është në hetim e sipër? Vetëm kur të provojnë me fakte, që gjithshka ishte një gënjeshtër, një telenovelë, atëherë mund të akuzohen si gënjeshtarë. Për mua është e ndërlikuar që u arrit në përfundimin se kemi të bëjmë me një gënjeshtër, jo me të vërtetën dhe prokurorët nuk kanë pse të punojnë më për rastin në fjalë”, shprehet Frank Hantke.

Si do ta përshkruanit situatën politike aktuale në Shqipëri?
Situata politike aktuale më shqetëson. Ka shumë gjëra, që nuk shkojnë, po kërkoj arsyet reale, nuk është fjala për dukjen, shfaqjen, por për atë, që është në thelb dhe kjo është e vështirë për t’u kuptuar nga një i huaj si unë. Ka shumë lajme, thashetheme, nuk kuptohet, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt, cili këndvështrim është i gabuar dhe cili jo. Është e vështirë për një të huaj të thotë, OK, tani e di çfarë po ndodh dhe pse po ndodh.

Gjithsesi le të qëndrojmë tek faktet: dy anëtarë të Parlamentit, Tom Doshi dhe Mark Frroku janë në arrest shtëpiak me akuzën e lidhjeve me krimin. Çfarë do të thotë kjo në raport me politikën, drejtësinë, qytetarët?
Kjo është një pyetje shumë-dimensionale. Para së gjithash mendoj se para një apo dy vitesh askush nuk e dinte, që këta njerëz nuk ishin të lidhur me krimin, kurse sot ata akuzohen se janë të lidhur me krimin. Pyetja është: Si arritën ata të bëhen anëtarë të Parlamentit? Nuk kam përgjigje për këtë, thjesht të bëj pyetjen. Megjithatë kryeministri Rama i dha një përgjigje kësaj pyetjeje, kur tha se, citoj “ duhet të fillojmë të çlirojmë partitë nga paratë e shumta në background-in e tyre”. Mendoj se në një farë mënyre, këtu mund të jetë përgjigja, unë vetëm mund t’i referohem fjalëve të kryeministrit. Pyetja tjetër është, pse Doshi dhe Frroku janë në arrest shtëpiak? Nuk jam jurist, por akuza për vrasje është e paprovuar. Me sa di unë prokurorët po vijojnë të hetojnë lidhur me këtë akuzë. Megjithatë ata thonë se ata, që akuzuan dikë për vrasës u arrestuan, sepse kanë gënjyer. Për mua kjo përbën problem. Pra si është e mundur, që dikush akuzohet si gënjeshtar, kur rasti është në hetim e sipër? Vetëm kur të provojnë me fakte, që gjithçka ishte një gënjeshtër, një telenovelë, atëherë mund të akuzohen si gënjeshtarë. Për mua është e ndërlikuar që u arrit në përfundimin se kemi të bëjmë me një gënjeshtër, jo me të vërtetën dhe prokurorët nuk kanë pse të punojnë më për rastin në fjalë. Gjithsesi le të jemi pozitivë: gjithë sa po ndodh tani, nuk është krejt e papritur për shqiptarët, nga bisedat dhe takimet, që kam pasur. Të gjithë e dinë se kanë qenë të lidhur me krimin, është edhe akt-akuza nga Belgjika për Mark Frrokun. Ajo që është e re në atë, që po ndodh, është që edhe pse nuk janë të papritura për shqiptarët, kanë qenë të mbuluara dhe tani u zbuluan, dolën në sipërfaqe. Kjo mund të jetë fillimi i pastrimit të mjedisit politik në Shqipëri. Dhe jam krejt i sigurt që kjo është vetëm maja e ajsbergut. Cilido, qe mendon se Doshi dhe Frroku janë dy raste të vetme, që përbëjnë përjashtim, mendoj se është pak naiv.
 
Cilat mendoni se janë faktorët, apo” fajtorët”, që u hapën derën e Parlamentit të Shqipërisë individëve me rekorde kriminale?
Do t’ju përgjigjem duke iu referuar filmave kriminalistikë gjermanë: pjesa më e madhe e tyre kanë një komisar policie të mençur, që i thotë asistentit të tij: Ndiq paratë dhe do të gjesh vrasësin.”

Përmendët pastrimin e mjedisit politik ne Shqipëri. Dhjetorin e kaluar mazhoranca socialiste dhe opozita e djathtë, arritën një marrëveshje për dekriminalizimin e Parlamentit. A mund ta shohim rastet Doshi & Frroku si fillim të dekriminalizimit? Apo ato nuk kanë të bëjnë fare?
Nuk shoh ndonjë lidhje mes marrëveshjes së dhjetorit 2014 dhe rasteve Doshi & Frroku, që mendoj se janë të lidhura më shumë me zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sesa me këtë marrëveshje. Mendoj se ka pasur një dëshirë për t’u zgjedhur kandidat për kryetar bashkie në Shkodër dhe kjo nuk iu dha. Dhe nëse ky mendim është i vërtetë, atëherë ka shumë pyetje për të bërë. Është për t’u bërë pyetja, pse Tom Doshit nuk iu dha mundësia të jetë kandidat i PS për kryetar bashkie në Shkodër? Pse ai është tani i zhgënjyer? Ka pasur më parë diçka tjetër? Mund të formuloj pyetje të kësaj natyre, por nuk mund të jap përgjigje. Mendoj që rastet Doshi & Frroku nuk kanë lidhje me fillimin e dekriminalizimit të Parlamenti. Kjo që po ndodh, nuk përbën sinjalin se po fillon dekriminalizimi i Parlamentit. Shpresoj që marrëveshja e dhjetorit 2014 të mos mbetet në letër dhe të mos ketë fatin e shumë marrëveshjeve të tjera. Kjo është shpresa ime, dhe jo vetëm e imja, por e pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Nga duhet filluar, që t’i jepet fund në mënyrë institucionale hyrjes së individëve me rekorde kriminale në Parlament, cili duhet të jetë hapi i parë?
Mendoj se kemi një problem që nga vitet 90-të: nuk është ndërtuar besimi mes shtetit dhe qytetarëve. Të gjitha anketimet, sondazhet, studimet tregojnë që qytetarët nuk u besojnë fare politikanëve, madje edhe administrata karakterizohet nga mosbesimi dhe nuk ka një marrëdhënie mes shtetit dhe qytetarëve. Prandaj është një çështje e madhe ndërtimi i besimit, kjo situatë duhet ndryshuar. Pak ditë më parë ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin tha se në Kroaci ka një situatë të ngjashme me atë në Shqipëri, madje të tilla situata i gjejmë pak a shumë në të gjitha vendet në transformim. Ambasadorja Vlahutin tha se citoj: “Ditën kur Prokurori i Përgjithshëm do të akuzojë vërtet zyrtarët e lartë, që kanë gabuar, le të themi, qofshin ata edhe në majën e piramidës shtetërore, apo partiake, ajo do te jete dita, kur gjërat do të fillojnë të ndryshojnë dhe qytetarët do të besojnë se diçka po ndryshon. Ndryshimi duhet të fillojë nga maja, nga kreu. Vetëm atëherë mund t’ u thuhet qytetarëve: Zbatoni ligjin, rregullat, paguani taksat, kjo është detyra juaj si qytetarë në një shtet. Njerëzit do shohin se politikanët me rekorde kriminale, qofshin edhe ne krye te shtetit apo politikes, futen në burg, sepse janë fajtorë. Pra, nëse në Parlamentin e Shqipërisë dhe në politikë ka individë, që kanë lidhje me krimin e organizuar, shteti duhet të veprojë kundër tyre. Atëherë qytetarët besojnë tek politika, shteti, ndërtimi i demokracisë, pasi demokracia kërkon një marrëdhënie besimi mes qytetarëve dhe shtetit.

Le të kalojmë në një çështje tjetër të nxehtë, sa aktuale aq edhe të mbartur në më shumë se 20 vjet: hapja e dosjeve sekrete dhe lustracioni në Shqipëri. Pritet që projekt-ligji për hapjen e dosjeve, i propozuar nga qeveria, të kalojë për miratim në Parlament. A mendoni se hapja e dosjeve duhet shoqëruar edhe me lustracionim, i cili nuk parashikohet në këtë projektligj?
Kjo është një pyetje më e vështirë, nga sa duket. Hapja e dosjeve të policisë sekrete në kohën e regjimit komunist, padyshim është diçka e mirë. Por pyetja është: Kush do ta bëjë, çfarë do të bëjë, me cilat dosje? Kemi shumë raste në ish Gjermaninë Perëndimore dhe atë ish Lindore, kur çfarë ishte shkruar në dosje, ishte gënjeshtër. Agjentët e policisë sekrete kishin shkruar të pavërteta për të përligjur pozicionin e tyre. Pra, duhet një punë shumë serioze. Hapja e dosjeve sekrete mund të përdoret si armë, apo mjet për të shkatërruar shumë njerëz, që nuk meritojnë të shkatërrohen. Ndërkohë në Gjermani ka pasur një situatë tërësisht të ndryshme nga kjo në Shqipëri dhe përvoja gjermane nuk është rasti i Shqipërisë. Kanë kaluar 25 vjet dhe natyrisht ka dosje, që janë zhdukur. Prandaj shoqëria civile në Gjermani hyri në dhomat e STASI-t për të ruajtur dosjet sekrete, dhe megjithatë nuk arriti t’i ruajë nga zhdukja të gjitha. Në Shqipëri pas 25 vitesh çfarë dosjesh kanë mbetur? Shqipëria nuk është si Gjermania, ku dy pjesët e saj u unifikuan, dhe njëra pjesë nuk besonte tjetrën. Kemi vetëm një pjesë si në Poloni, Çeki etj, prandaj mendoj se do të ishte më e dobishme përvoja e këtyre vendeve në hapjen e dosjeve. Jo çdo gjë, që ka ndodhur në Gjermani, është më e mira për Shqipërinë. Ndërsa për lustracionin mund të vlejë përvoja gjermane. Një kolegu im, kur doli në pension, bëri një gjë shumë interesante: mblodhi bashkë në një dhomë, viktimat dhe oficerët e policisë sekrete, që të flisnin pa auditor për të kuptuar njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishme, sesa të dënosh njërën palë. Kjo i shërben mospërsëritjes se tyre më shumë se hakmarrja. Lustracioni duhet të jetë hapi i dytë, pas hapjes së dosjeve. Duhet të vihen në filtër 25 vitet e post- komunizmit, qeveritë e ndryshme, shërbimet sekrete. Edhe lustracioni duhet kryer me shumë kujdes dhe jo si në një arenë boksi ku pret radhën të qëllosh.

Për sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. A mund të luajë rol situata politike në fjalë lidhur me kohën e hapjes së tyre? Qeveria është optimiste se do t’ia dalë mbanë t’i hapë ato në shtator. Ju si mendoni?
Situata, për të cilën po flasim, nuk është një sinjal pozitiv. Po sjell në vëmendje, që Shqipëria aplikoi tri herë për statusin e vendit kandidat, gjë që do të thotë se dy herët e para pati një zhgënjim të madh. Mendoj se nuk duhet planifikuar një zhgënjim duke kërkuar shumë herët hapjen e negociatave. Shqipëria është më mirë të kërkojë hapjen e negociatave, kur të jetë gati. Kjo do të thotë të realizojë gjithë kërkesat. Koha se kur do të fillojnë negociatat nuk është vendim i BE, por i shqiptarëve. Rregullat dhe ligjet nuk negociohen. Është vetëm Shqipëria ajo që vendos, topi është në fushën e Shqipërisë. Përfytyroni zhgënjimin, nëse BE refuzon hapjen e negociatave në shtator, sepse vendi nuk është gati. Nga sa kam dëgjuar nga ekspertët e huaj, është shumë herët për të kërkuar hapjen e negociatave në shtator.

 
 
 
Previous Post

Presidenti Nishani: Drejtësia të zbardhë akuzat ndaj dy deputetëve, partitë politike të angazhohen për dekriminalizimin

Next Post

Edi Rama gënjen…, Mark Frroku zyrtarisht anëtar i grupit parlamentar të PS-së

admin

admin

Next Post
Edi Rama gënjen…, Mark Frroku zyrtarisht anëtar i grupit parlamentar të PS-së

Edi Rama gënjen..., Mark Frroku zyrtarisht anëtar i grupit parlamentar të PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.