Në Tiranë grumbullimi i taksave dhe tatimeve arrin sa 38 për qind të PBB-së, ndërsa ushtron aktivitet 25 për qind e popullsisë së vendit. Në raport me popullsinë Tirana ka efektivitetin më të madh të grumbullimit të taksave sipas një analize të Al-Taks. Sipas kësaj analize, Tirana së bashku me Fierin, i cili mbledh 12.4 për qind të PBB-së nga taksat, mbledhin më shumë se gjysmën taksave në rang vendi.
Në analizën e Al-Tax shpjegohet se renditja nuk synon barrën tatimore, por vetëm një renditje të peshës së të ardhurave që mblidhen nga secili rajon (qark) në PBB-në e vendit. Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për llogari të administratës tatimore qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe administratat tatimore vendore (bashkitë dhe komunat). Për gjithë qarqet barra tatimore peshon sa 22.8 për qind e PBB-së së vitit 2012 dhe 21.5 për qind e PBB-së së vitit 2013.












