Përfundon takimi midis PD-së dhe PR-së, për zgjedhjet lokale. Në përfundim të takimit, Arian Madhi, përfaqësuesi i PR-së, bëri të ditur se “do të ketë një raund të dytë takimesh, e negociatash, për diskutimin teknik të draftit tonë, të cilin ia dorëzuam PD-së”
Për Madhin, diskutimet nuk përfshijnë bashki konkrete, ndërsa ka pohuar se PR-ja ka ofruar rreth 13 – 14 emra, kandidatësh.
“Presim vullnet transparencë për qëndrimin e PD-së. Nuk kemi kërkuar apo vënë kushte, për numër bashkish, por kemi ofruar rreth 13 – 14, njerëz si kandidatura”, sqaroi Madhi.












