Banesa e një të moshuari në Shkodër është vjedhur, ndërsa mësohet se hajdutë kanë marrë një sasi të konsiderueshëm eurosh.
Ngjarja ka ndodhur dje, në fshatin Suka-Dajç, ku preh e vjedhjes nga persona ende të paidentifikuar ka rënë banesa e 67-vjeçarit me iniciale M. V.
Policia e Shkodrës bëri të ditur se grabitësit kanë vjedhur në banesë 4500 Euro dhe 1 kompjuter lap-top i markës “Samsung”. Policia ka nisur procedim penal pa autor, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.












