Nicole Kidman është vënë në shënjestër nga sindikatës amerikane që përfaqëson mbi 25 mijë stjuardesa. E gjithë kjo për shkak të një reklame që ajo ka xhiruar.
Reklama ishte bërë për kompaninë ajrore “Etihad Airways”, e ishte xhiruar në Abu Dhabi. Pas reklamës erdhi reagimi i menjëhershëm i Laura Gleding, kryetare e Shoqatës së Stjuardesave Profesionale.
Sindikata vë në dukje se kompania për të cilën ka punuar Nicole Kidman, është e njohur me diskriminimin ndaj punëtorëve, po ashtu edhe kompanitë ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.











