Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me disa ambasadorë të vendeve të BE-së, të akredituar në Tiranë. Në takim merr pjesë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Takimi u zhvillua te Vila Qeveritare, nr. 30 në Tiranë.
Ky takim vjen pas tre takimeve që kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar me ambasadorë të vendeve të BE-së, në Tiranë.
Në fokus të takimeve të Bashës me ambasadorët ka qenë kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Kjo pritet të jetë temë diskutim edhe midis Ramës dhe ambasadorëve.












