Proces të shpejtë dhe pa pengesa për çështjen e deputetit Mark Frroku.
Kërkesa vjen nga Bashkimi Europian, përmes zëdhënëses së përfaqësuesve të lartë në KE, Maja Koçijançiç.
“I kemi ndjekur zhvillimet e fundit mbi Mark Frrokun. Gjykata dhe Prokuroria të hedhin dritë mbi çështjen. Presim që hetimet të bëhen të plota dhe pa ndikim ndaj Prokurorisë. Institucionet ligj-zbatuese të përmbushin përgjegjësitë, të plotësojnë atë që pritet prej tyre. I japim prioritet zbatimit të ligjit pa kompromise”, deklaroi.
Duke u ndaluar në procesin e dekriminalizimit, Koçijançiç nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së dhjetorit mes palëve politike.
“Dekriminalizimi është i lidhur me një shtet të fortë”, u shpreh Koçijançiç.











