• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gratë që i bashkohen IS-it dhe si joshen ato nga grupi militant

admin by admin
9 April, 2015
in Kronika
0
Gratë që i bashkohen IS-it dhe si joshen ato nga grupi militant
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë javëve dhe muajve të kaluar, ka pasur një valë raportesh për vajza të reja – përfshirë nga Evropa Perëndimore dhe Australia – që kanë udhëtuar drejt Sirisë për t’iu bashkuar grupit militant të Shtetit Islamik (IS).
Këtë javë, një 15-vjeçare nga Afrika e Jugut ka tentuar t’i bashkohet IS-it, por është parandaluar nga autoritetet në Kejp Taun.
Adoleshentet britanike, Kadiza Sultana, 16 vjeçe, Shamima Begum dhe Amira Abase nga 15 vjeçe, kanë hyrë në Siri në muajin shkurt, pasi kanë udhëtuar nga Londra për në Stamboll.
Gratë perëndimore, të cilat kanë udhëtuar në zonat e kontrolluara nga IS-i dhe janë martuar me militantë, atje ofrojnë këshilla për nuset potenciale xhihadiste, përmes mediave sociale, ndërsa gratë rusishtfolëse në IS, ftojnë “motrat” e tjera që t’iu bashkohen.
Por, kush janë gratë dhe vajzat që i bashkohen IS-it dhe si i josh grupi militant ato?
Joana Cook, kandidate për doktoraturë në Deparatamentin për Studime të Luftës në Kolegjin Mbretëror në Londër dhe hulumtuese në Rrjetin Kanadez për Kërkime në lidhje me Terrorizmin, Sigurinë dhe Shoqërinë, thotë, se shumë prej grave që udhëtojnë për në Siri kanë lidhje personale me një anëtar ekzistues të IS-it dhe kanë tendencë të jenë pak më të reja se burrat që i bashkohen IS-it.
E pyetur se përse IS-i ka rritur rekrutimin e grave dhe vajzave, Cook thotë se ka një numër arsyesh. Sipas saj, një nuse është nxitje për personat që duan të luftojnë me IS-in.
Këto gra mund të shërbejnë edhe si “shpërblim” për fituesit e betejave apo të konvertuarit; ato martohen posa arrijnë në front, lindin fëmijë dhe kështu kanë më pak gjasa të bëjnë përpjekje që të ikin nga grupi, thotë Cook.
Cook thekson se gratë ndihmojnë edhe në rekrutime të mëtejshme, si dhe në logjistikë dhe transportim të individëve. Një gjë e tillë synon të përjetësojë tregimin se IS-i është një shtet “i ligjshëm” dhe ka aftësinë të kapërcejë të qenët vetëm një organizatë terroriste.
E, çfarë i tërheq gratë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika e Veriut, përfshirë adoleshentet, që të bëjnë një hap të tillë drastik, duke iu bashkuar IS-it?
Cook thotë se çdo grua ose vajzë ka histori dhe motiv unik.
“Derisa shumë janë tërhequr fillimisht për arsye humanitare dhe shkuarja për t’iu ndihmuar civilëve në Siri, të prekur nga lufta, së voni janë shfaqur tre motive kryesore: ndjenja e obligimit fetar, pjesëmarrja në ndërtimin e një shteti të ri dhe motivet personale si ndjenja e avanturës, diskriminimi në shtëpi e kështu me radhë”, thotë Cook, duke mos e përjashtuar mundësinë që disa tërhiqen edhe nga dhuna apo interpretimi radikal i Islamit.
Ajo po ashtu thotë se mediat sociale janë një nga mjetet më të fuqishme të IS-it për të rekrutuar gra dhe vajza nga Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore. Grupi xhihadist ka qasje direkte te individët përmes Facebook-ut, Twitter-it e të tjerave.
Cook thotë se janë disa pozita që përdoren për gratë, pasi i bashkohen IS-it; ato kanë të bëjnë me mësimdhënie dhe shëndetësi, por shumica kufizohen në sferën e brendshme, duke u fokusuar në rritjen e gjeneratës së re të ushtarëve dhe në mbështetjen për burrat e tyre.
Cook kujton se ka edhe një forcë policore, krejtësisht me gra, në Raka, që quhet Brigada Al-Khansaa, edhe pse ajo është e vogël dsfnjë shembull i rrallë.
Cook thekson se gratë mund t’i nënshtrohen edhe dhunës seksuale dhe interpretimeve tepër të rrepta dhe konservatore të asaj se si duhet të sillen atje.

Previous Post

Tarifat e larta të portit të Vlorës, ulin fluksin e anijeve dhe të ardhurat

Next Post

Sali Berisha: Saimir Tahiri, pjellë, pjesë dhe vazhdim i krimit

admin

admin

Next Post
Sali Berisha: Saimir Tahiri, pjellë, pjesë dhe vazhdim i krimit

Sali Berisha: Saimir Tahiri, pjellë, pjesë dhe vazhdim i krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.