Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të komisariatit të policisë, nr. 3 në në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Shkak mësohet se është bërë një shkëndijë elektrike, e provokuar nga një kodicioner. Flakët e zjarrit kanë detyruar drejtuesit të bëjnë transferimin e menjëhershëm të të ndaluarve që mbaheshin në dhomat e komisariatit, sepse të gjitha ambientet u mbushën me tym dhe frika e përhapjes së zjarrit ishte e madhe
Në vend mbërritën forcat zjarrfikëse, që bënë izolimin e vatrës dhe vënien në kontroll të flakëve, ndërkohë që ekspertët do të dalin pas hetimeve me një përfundim zyrtar rreth shkakut të zjarrit.











