Image GalleryNë Britani, Amy Jackson është vetëm një vajzë bukur e me stil, por në Indi, ajo është po aq e famshme dhe e dashur sa Angelina Jolie.
Jackson ka luajtur rrole kryesore në disa prej filmave më të famshëm në Bollywood (industria e filmave indianë) dhe është një super-yll i vërtetë.
Ajo ka një staf po aq të madh sa aktoret në Hollywood dhe jeton në një prej lagjet më të pasura të Mumbait.
Në një intervistë për britaniken DailyStar, 21-vjeçarja thotë se e nisi karrierën si aktore pasi një regjisor në Bollywood u dashurua me pamjen e saj të jashtme.











