Miu i arave është bërë një problem shqetësues për bujqit në fushën e Myzeqesë. I pranishëm në një takim në Lushnjë ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se ai do të luftohet me kimikate të padëmshme për mjedisin. Panariti theksoi se ka 30 vite që dëmtuesi nuk luftohet. “Do provohet asgjësimi biologjik i kolonive”, u shpreh Panariti.












