• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Asgjë të re nga takimi Mustafa-Vuçiç, shkëmbim pikëpamjesh pa hapa konkretë

admin by admin
22 April, 2015
in Politika
0
Asgjë të re nga takimi Mustafa-Vuçiç, shkëmbim pikëpamjesh pa hapa konkretë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfundon në Bruksel raundi i radhës i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç
Ndërmjetësuesja e dialogut, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur përmes një deklarate për media se dy palët kanë analizuar përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, duke vënë theksin te zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësinë dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjeve për Mbrojtjen Civile.
“Dy palët po ashtu kanë shkëmbyer pikëpamjet për çështjet kryesore të pazgjidhura: energjinë, telekomin dhe krijimin e Asociacionit (të komunave serbe). Në këtë drejtim, ata janë pajtuar që të ndërmerren hapa konkretë deri në takimin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.
Kryeministri Mustafa, duke folur për gazetarët pas takimit, ka thënë se ka përafrime sa i përket çështjes së energjisë.
“Mendoj se çështja është e zgjidhshme. Ka ekzistuar një pajtueshmëri, që është arritur, por nuk ka përfunduar tërësisht. Do të punohet… Qëllimi themelor është që distribuimi i energjisë elektrike të bëhet në mënyrë unike, vetëm përmes një operatori në tërë Republikën e Kosovës. Menaxhimi po ashtu të bëhet në mënyrë të drejtë dhe nga institucionet e Kosovës, por kjo duhet të përfundojë me një marrëveshje”, ka thënë Mustafa.
Ai po ashtu ka njoftuar se është bërë një agjendë e marrëveshjeve që duhen bërë për kodin telefonik.
Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar për asnjë modalitet të Asociacionit të Komunave Serbe dhe se çdo modalitet duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Serbisë, Vuçiç, ka thënë se mbeten shumë “vështirësi” sa i përket energjisë dhe telekomit, por ka shfaqur shpresën për më shumë përparim në takimin e radhës, që do të mbahet në muajin maj.
“Kemi arritur marrëveshje për hapjen e dy vendkalimeve, një me propozimin tonë, një me propozim të palës shqiptare”, ka thënë Vuçiç, duke bërë të ditur se është biseduar edhe për kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Lista Serbe ka ngrirë pjesëmarrjen në institucionet qendrore të Kosovës, pas vendimit të kryeministrit Mustafa për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviç. Ky i fundit i kishte cilësuar si “egërsira” disa protestues në Gjakovë.
“Në ditët e ardhshme do të vendoset për kthimin e përfaqësuesve serbë në Qeverinë e Kosovës, për arsyen e thjeshtë se është marrë vendim që të mos bëhet privatizimi në mjediset serbe. Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që Lista Serbe të kthehet në organet e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
Mustafa, megjithatë, ka thënë se nuk ka pasur diskutime për kushte apo privatizim.
Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, çfarë është edhe kusht për përparimin e tyre drejt integrimit në BE.
Kosova është në pritje të vendimit të Këshillit të BE-së për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa Serbia, edhe pse është duke negociuar anëtarësimin në BE, nuk ka arritur ende të hapë ndonjë kapitull.
Takimi i së martës ka qenë i dyti me radhë prejse Mustafa dhe Vuçiç janë zgjedhur në krye të qeverive përkatëse

Previous Post

Grabiti dhe vrau dy persona në 1997, ekstradohet i dënuari me burgim të përjetshëm

Next Post

Donald Lu takon Ismail Kadarenë: Shkrimtar i madh dhe thesar kulturor

admin

admin

Next Post
Donald Lu takon Ismail Kadarenë: Shkrimtar i madh dhe thesar kulturor

Donald Lu takon Ismail Kadarenë: Shkrimtar i madh dhe thesar kulturor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.