• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sokol Balla: Betejë ligjore për videot. Ndalet “Top Story”

admin by admin
23 April, 2015
in Politika
0
Sokol Balla: Betejë ligjore për videot. Ndalet “Top Story”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i Top Channel, Sokol Balla, lajmëroi nga edicioni i lajmeve në këtë televizion se ka kërkuar një hetim të gjithanshëm për cenimin e privatësisë së tij. Ndërkohë ka bërë të ditur se “Top Story” do të ndalet disa kohë pas publikimit të disa pamje filmike dhe foto personale të gazetarit të njohur dhe vendimit për pezullimin e tij.


Mesazhi i plotë i Sokol Ballës:
“Besoj shumë prej jush janë informuar për sulmin e paprecedentë bërë ndaj jetës time private në një aksion të mirëorganizuar nga një grup, që pa frikë unë do ta quaja grup terrorist kibernetik. Ky grup hyri në dhomën time të gjumit, ku unë jetoj i vetëm, dhe bëri publike disa pamje të jetës time private. Këto pamje më pas u botuan nga një portal ‘online’ në Kosovë dhe më pas nga disa të tjera në Tiranë.
Qëllimi i këtij sulmi ishte shantazhi dhe presioni, me gjasë, ndaj punës dhe profilit tim publik. Shantazhi vazhdoi disa ditë, por unë refuzova kërkesat e këtyre terroristëve të internetit, refuzova duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që do kisha, por dhe i qetë në ndërgjegjën time se gjithçka mbi privatësinë time si qytetar është e shenjtë dhe për më tepër e mbrojtur me ligj. Për këtë falenderoj autoritetet shqiptare, të cilat kanë nisur për këtë një hetim edhe ndërkombëtar për këtë çështje.
Unë nuk jam vetëm qytetar, jam edhe gazetar. Misioni im për të vërtetën nuk më lejon mua të parin që të fshihem pas gishtit, ndaj mirëkuptoj edhe ata që janë ndjerë jo mirë nga pamjet e jetës time private, të marra me përdhunë, ndjej keqardhje për stresin që i kam krijuar fëmijëve të mi dhe nënës të tyre, viktimat kryesore në këtë atentat me pagesë ndaj jetës time private dhe publike, familjarëve të mi, por edhe familjes time tjetër, Top Channel dhe shikuesve tanë. Ndjesë të gjithëve! Por nuk ishte zgjedhja ime.
Në shenjë respekti për lëndimin e shikuesve nga botimi i dhunshëm i pak sekondave të jetës time private, “Top Story” nuk do të transmetohet për një periudhë të shkurtër kohore.
Falenderoj gjithë kolegët e mi, edhe ata me të cilët kam pasur replika, apo qëndrime të kundërta, të cilët mbajtën një pozicion të qartë dhe profesional për këtë çështje. Dikush këto ditë tha se nuk kishte rast më të mirë sesa një gazetar që të binte viktimë e gazetarisë së keqe. Unë jam plotësisht dakort me këtë. Më mirë unë, një gazetar, sesa dikush tjetër viktimë, e ndoshta, aktit më të dhunshëm ndaj jetës private të një individi.
Gjatë këtyre ditëve jam ndjerë mirë nga mbështetja e shumicës dërrmuese të opinionit publik, çka na tregoi të gjithëve se shoqëria shqiptare është më e hapur dhe më moderne sesa mendohej dhe se di të ndajë mirë publiken nga privaten, të ligjshmen nga të paligjshmen, moralen nga amoralen.
Këto ditë që nuk do të jem në ekran do t’u rri më pranë të afërmve të mi, sepse ata janë viktimat e vërteta të këtij sulmi. Po gjatë ditëve që do të jem larg ekranit, do të nis betejën e madhe ligjore kundër gjithë aktorëve të këtij atentati mbi privatësinë e individit. Unë nuk e di nëse do t’i fitoj të gjithë këto beteja, por si qytetar dhe taksapagues i këtij vendi më duhet të kem besim tek ligji, Prokuroria dhe gjykatat në përpjekjen time që qytetari Sokol Balla të jetë viktima e fundit e këtij sulmi të paprecedentë ndaj privatësisë së individit”.

Previous Post

Basha: Rama, nga frika e humbjes, fushatë përbaltjesh ndaj Halim Kosovës

Next Post

Flet Sokol Balla: Videoja presion e shantazh nga terroristë të internetit

admin

admin

Next Post
Flet Sokol Balla: Videoja  presion e shantazh nga terroristë të internetit

Flet Sokol Balla: Videoja presion e shantazh nga terroristë të internetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.