• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Halim Kosova bashkëbisedon me gratë kryefamiljare: Shoqëria t’i kthejë sytë nga ky kontingjenti

admin by admin
24 April, 2015
in Politika
0
Halim Kosova bashkëbisedon me gratë kryefamiljare: Shoqëria t’i kthejë sytë nga ky kontingjenti
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Dr Halim Kosova bashkëbisedoi sot me gratë kryefamiljare dhe ato me urdhër mbrojtje si rezultat i dhunës së ushtruar nga bashkëshortët.  Kushtet e vështira ku jetojnë, heqja nga skema e ndihmës ekonomike,  mosmiratimi i banesave sociale në Këshillin Bashkiak ku disa janë përfituese, ishin disa prej shqetësimeve  qe iu shprehen Dr. Halim Kosovës.
“Unë jam nënë me fëmijë jetim dhe këto mbrapa janë shoqet e mia i kishin fëmijët me problem, fëmijë të sëmurë dhe ne ia parashtruam këtë doktorit që kur të vijë si Kryetar Bashkie të shohë pak nga ne, nga shtresa jonë nga hallet e problemet që i kemi të cilat janë të shumta. Për ne, nënat me fëmijë jetim , është ndihma ekonomike qe nuk e përfitojmë sepse shkojmë aty e na thonë nuk i plotësoni kushtet. Se çfarë kushtesh duhen për ndihmën ekonomike e dinë këta kur në një kohë që të gjithë pushtetarët tanë na kanë premtuar që do e keni , ne të vërtetë nuk është. Pastaj janë ato nëna të tjera që kanë fëmijë të sëmurë, prap edhe ato nuk i plotësojnë kushtet thonë. Këto ishin pak a shumë hallet tona që kemi. Unë që jam nënë me fëmijë jetim do të kërkoja këtë që ndjej mbi supet e mia, ato fëmijë që nuk kanë mundësi të paguajnë për tu shkolluar në shkollat e larta. Të paktën si Bashki, meqë jemi në Bashkinë e Tiranës të ishte përgjysmë shkolla e lartë, të kishte bursa, të cilat nënat me fëmijë jetim i kanë shumë shumë të pakta. Këto do të kërkoja. Asistencën, shkollimin e lartë mos ta paguajmë siç paguajnë të gjithë fëmijët me prind, por të paktën të jetë përgjysmë, ose abonetë, gjerat që i hasin shumë nënat me fëmijë jetim sot për sot”, u shpreh një prej kryefamiljareve.
Më pas, Dr. Halim Kosova, iu përgjigj edhe interesimit të medieve.

Shumë i gjatë takimi me personat që ishin në këtë qendër. Çfarë shqetësimesh shpalosën?
Njeriu kujton se i di të gjitha, mirëpo kur prek realitetin e merr vesh se sa pak informacion ke pasur për një problem shumë të mprehtë. Unë sot takova një grup grash, që janë përfaqësuese të një numri akoma më të madh por që rrinë të heshtura, të dhunuara, që sakrifikojnë për hir të fëmijëve dhe nuk e shfaqin kurrë problemin e tyre. Ky është një problem shumë i mprehtë që është prekur disa herë nga mendja, por ky problem dhe shumë probleme të tjera që shoqëria ka mund të gjejnë zgjidhje vetëm në qoftë se të gjithë së bashku dhe ju bëni një punë të jashtëzakonshme si media, herë pas here në emisione e keni bërë këtë punë, problemet që kemi t’i bëjmë të dukshme. Në qoftë se problemet do ti vëmë mbi tavolinë, e ti bëjmë të dukshme, atëherë se s’bën do gjendet zgjidhja. Problemet janë kaq të panumërta sa ishte e paimagjinueshme kjo gjë. Unë vërtetë po largohem nga kjo qendër por gjithë ditën ndoshta dhe më gjatë do më ngele ajo çka dëgjova nga këto gra.

Çfarë kërkuan këto gra ju si kandidat për kryetar bashkie?
Nuk është se ato më kërkuan si kandidat për Kryetar Bashkie, por unë kisha nevojë të njihesha me problemet dhe them se do të ketë qenë një nga takimet më të vlefshme ndoshta të gjithë fushatës, megjithatë do të vijë fundi e do ta them. Por më bëri shumë mirë për tu orientuar se çfarë heq një pjesë e popullatës  por e them edhe njëherë, numri është shumë herë më i madh. Unë pyeta për shifrat sa janë në Tiranë dhe gjithë ideja ime është ajo që i premtova, pa bërë shumë fjalë, është që le të bëjmë një shembull se si kjo kategori duhet të trajtohet në vendin tonë dhe prodhimi i një shembulli mund të jetë shumë lehtë i transferueshëm edhe në qytete të tjera.
Nuk po e zgjas më shumë sepse që tani do filloj të mendoj, kuptohet gjënë më elementare, anën shëndetësore, por ky nuk është problem i vetëm, ato kanë shumë gjera të tjera. Do ti ndaj, çfarë janë gjërat personale që unë mund ti bëj edhe bashkëshortja ime është gati përnjëherë sepse e kuptojmë njëri-tjetrin direkt, por le të shohim çfarë do bëjmë pak më shumë. Shoqëria duhet t’i kthejë sytë karshi këtij kontingjenti me vëmendje të jashtëzakonshme. Unë kam qenë edhe Ministër Shëndetësie dhe tani vërtet është fatkeqësi e jashtëzakonshme kur familja “gëzohej” që kishte një fëmijë me të meta mendore sepse nëpërmjet tij mund të merrte një asistencë. Kjo është shumë e dhimbshme për popullin tonë, megjithatë këto janë sinjale që të mobilizojnë dhe ta forcojnë më shumë bindjen për vendimin që unë kam marrë.
Unë ju falënderoj dhe kam shumë shpresë që edhe ju do të jeni përkrah jo vetëm ideve të mia por ideve të çdokujt që janë pozitive për të përmirësuar situata të papranueshme, për Shqipërinë tonë, për qytetin tonë.

Previous Post

Hashim Thaçi feston datëlindjen e 47-të në Turqi

Next Post

Kukan: BE nuk mund ti kërkojë Serbisë heqjen e aktgjykimit ndaj Thaçit

admin

admin

Next Post
Kukan: BE nuk mund ti kërkojë Serbisë heqjen e aktgjykimit ndaj Thaçit

Kukan: BE nuk mund ti kërkojë Serbisë heqjen e aktgjykimit ndaj Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.