Një aksident ka ndodhur rreth orës 21.30 të mbrëmjes së sotme në rrugën Koman – Vau Dejës, te miniera e Komanit. Automjeti tip “Volksëagen”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Komanait, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Z. A., vjeç 68, banues në lagjen Kiras, Shkodër, si dhe ka marrë dëmtime djali i tij A. A. pasagjer në mjet.
Djali është transportuar nga Ambulanca në drejtim të spitalit Shkodër.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe patrulla e përgjithshme, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimes dhe mjetit nga uji.











