Sipas agjencisë irakiane të lajmeve Waradana, thuhet se komandantët e ISIS kanë konfirmuar vdekjen e Abu Bakr al Baghdadi, si pasojë e plagosjes pas një sulmi ajror të SHBA-së. Ai vdiq në prezencën e mjekut të tij në qytetin sirian Raqqa, saktëson agjencia.
Pasardhës i tij është emëruar Abu Alaa Afri, nga qyteti irakian i Tal Afarit. As Iraku zyrtar dhe as SHBA-ja nuk e kanë konfirmuar lajmin.











