Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ka zyrtarizuar sot kandidatët e saj në pesë zona të Jugut të vendit, ndërkohë që ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturën e Sarandës.
PBDNJ-ja ka propozuar kandidatin Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës. Në Dropull është zgjedhur Kosta Zizo, ndërsa në Bashkinë e Finiqit është kandiduar Jani Babi.Po ashtu në Delvinë është kandiduar Laert Stefandidhi, ndërsa në Konispol Anastas Guta.












