Një fëmijë që ishte duke luajtur në trotuar me shokët e tij, përplaset për vdekje nga një automjet në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur reth orës 18.00 në lagjen “Rus” të këtij qyteti. Fëmija, mësohet se ka qenë duke luajtur me shokët kur u aksidentua nga një automjet.
Pas njoftimit, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri indetifikimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit. Sipas policisë autmojeti tip “Benz” me targa AA 313 GE me drejtues shtetasin Jetmir Pepaj 38 vjeç, banues në Shkodër ka goditur fëmijën me inicialet K. Sh., 3 vjeç.
Ndërsa përpjekja për të dërguar fëmijën e aksidentuar në spital, rezultuan të pa dobishme, pasi fëmija humbi jetën, pa mbërritur në spital.












