Humbja e ekipit të Kukësit me Skënderbeun me rezultatin 0-1, sot në fushën e tij, i ka kushtuar stolin trajnerit të Kukësit, Artim Shaqiri.
Vendimi është marrë menjëerë, pas përfundimit të ndeshjes me korçarët, që nxori jashtë gare për titullin kampion ekipin e Kukësit. Në vend të Shaqirit, ekipi i Kukësit do të drejtohet nga Miodrag Radanoviç, i cili mban edhe postin e Drejtorit Sportiv.











