Shqipëria U 17 ka mundur të marrë një rezultat surprizë dhe ndoshta historik, teksa ka barazuar 1-1 ndaj bashkëmoshatarëve të Brazilit, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri, këtë pasdite.
Ekipi shqiptar drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç dhe pasi ka barazuar 0-0 ndaj Meksikës U17 dhe është mposhtur 2-0 nga vendasit e Austrisë në miqësoren e dytë, këtë herë ka reaguar mirë përballë një kundërshtari të fortë dhe me shumë talente, si Brazili.
“Ishte një testim që i shërbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquam me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë”, mësohet të ketë thënë trajneri Mustedanagiç pas ndeshjes.











