Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naun Doko” të fshatit Marinzë, në shenjë proteste ndërprenë sot, procesin mësimor për 30 minuta. Nxënësit ndjehen të pa sigurtë, pasi edhe shkolla e tyre ndodhet brenda rrezes së përcaktuar nga specialistët si zonë e rrezikshme.
Me gjithë punimet e kryera nga kompania “Bankers” për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i gazit në pusin e naftës, gjendja në fshatin Marinzë vazhdon të jetë e rëndë.
Veç shtëpive të dëmtuara dhe shkatërrimit të tokës bujqësore, në rrezen ku shpërtheu fontana e gazit vazhdojnë të hapen gropa të mëdha si pasojë e dëmtimit të nëntokës.











