Policia italiane arrestoi 3 shqiptarët nën akuzën vjedhjeve në disa shtëpi italianësh të kamur.
Tre të arrestuarit janë të moshës 24, 30 dhe 33-vjeçare dhe ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi. Në depo policia italiane gjeti argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende me vlerë që shqiptarët i kishin vjedhur në apartamente të ndryshme.
Një shqiptar i katërt, 35 vjeç është akuzuar për posedim të pasurisë së vjedhur.











