Ish shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nesër Komisioni Evropian (KE) do ta miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.
“Kjo është bërë e ditur sot në Parlamentin Evropian dhe është lajm i mirë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.
Ky është hapi i parë që Kosova si shtet e bën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas MSA-së vije faza e aplikimit për vend kandidat, pastaj kandidatura dhe hapja e negociatave përfundimtare për anëtarësim, e që është proces i gjatë












