Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet një postimi në twitter, projektin e stadiumit të ri të Shkodrës. “Gjithçka gati per kantierin e ndertimit te shtepise tjeter te kuqezinjve ne Shkoder #NdryshimeReale#Drejtimiiduhur”, shkruan ai.
Rama ka paraqitur vetëm një foto të stadiumit, cfarë hedh dyshime nëse projekti është në të vërtet i përfunduar dhe gati për kantier ndërtimi, sic thote ai.












