Ana, një fëmijë 6 vjeçare në klasën e parë, nga Gjirokastra, e cila ende nuk ka përfunduar “Abetaren” , zgjedh ti shkruaj nënës së saj një letër me shpresën ta ngushëllojë sadopak për largimin e saj nga puna një ditë më parë. Dhimbja bëhet më e madhe kur mëson se Anës, vetëm një muaj më parë i ka vdekur babai, duke e lënë jetime vogëlushen.
Nëna, Lorena Selfo, e cila deri dje punonte në drejtorinë e Tatim-Taksave në Gjirokastër, por që sot është një e papunë më shumë, e ndan me miqtë e saj në rrjetet sociale këtë mesazh dhe mbështetje të së bijës.
“Ma të dua shumë veç mos u mërzit se mua më ke pran me vete kudo ku je ti. Je mami shumë e mire”, është mesazhi i Anës për nënën e saj.











