Pas disa orësh në spitalin, St. Mary në Lindo Wing, vjen lajmi i madh. Dukesha e Kembrixhit bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë një vajzë. Lajmi konfirmohet nga Pallati Mbretëror.
Dukesha Kate, u shtrua sot në spital, rreth orës 06:00 dhe rreth mesditës, ajo lindi fëmijën e dytë të çiftit të Familjes Mbretërore, pas një djali, të pagëzuar me emrin Xhorxh, që lindi rreth dy vjet më parë.
Xhorxh, i cili lindi në korrik të vitit 2013, pritet që një ditë të jetë monarku që do të ndjekë hapat e mbretëreshës Elizabet, ndërsa e ardhmja e motrës së tij të vogël, është ende e paqartë.












