Image GalleryAktori dhe këngëtari i njohur ka shpalosur në frjetet sociale foto nga xhirimet e kripit “Seniorita”, që pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere. Ai bën të ditur se një pjesë e klipit do të xhirohet në Tiranë të martën. Nëpërmjet një mesazhi ai fton për pjesëmarrje spontane në klip.
“Miq, së shpejti vjen ‘Seniorita’ një këngë shumë e bukur vere. Një bashkëpunim me Claydee Lupa. Vazhdojnë xhirimet e klipit. Në Tirane bëhen në datën 5 Maj në sheshin ‘Skënderbej’ në orën 14:00. Jeni të mirëpritur të gjithë ju që doni të kërceni dhe të dilni në klip në një skenë masive bashkë me ne”.











