Një grua është grabitur ditën e sotme në qytetin e Beratit. 52 vjeçarja është grabitur sapo ka dalë nga një bankë e nivelit të dytë. Gruaja, emri i së cilës nuk është ende i ditur, ka denoncuar grabitjen.
Ajo ka dëshmuar se në çantën e saj ndodheshin 80 mijë lekë të reja.
Personi që i vodhi paratë të moshuarës që dilte nga banka ende nuk është identifikuar ndërsa policia nisi hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.












