Prokuroria e Fierit ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për kryebashkiakun e këtij qyteti, Baftjar Zeqo. Kryebashkiaku akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas organit të akuzës, ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë abuzuar me shpërndarjen e banesave sociale. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se dokumentet për përfitimin e shtëpive nga persona si të pastrehë, ishin false.
Hetimi nisi pas kallëzimit të bërë nga 15 banorë të Fierit të cilët edhe pse plotësonin kushtet për strehim, nuk e kanë përfituar banesën sociale.












