Deputetët socialistë u mblodhën sot nën drejtimin e kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi. Kryeministri Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, për të disatën herë radhazi, përsëri nuk mori pjesë në mbledhje. Ndryshe nga dy mbledhjet e fundit të grupit, këtë herë ishte prezent deputeti Ben Blushi, i cili ka shprehur publikisht kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe projektit të Rilindjes, me të cilin PS erdhi në pushtet.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte pasur një reflektim në mbledhjen e grupit mbi kritikat e tij, Blushi tha se mbledhja kishte pasur vetëm një natyrë procedurale, duke lënë të kuptohej se nuk ishte diskutuar për to.












