Kandidatja e PD-së për Durrësin, Grida Duma ka postuar në mbrëmje foto nga takimet me zgjedhësit. Në takime ishte e shoqëruar nga Agron Duka, rivali i saj deri para dy javësh për të qënë ai kandidati i opozitës në Durrës dhe Arqile Gorea, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit dhe kandidat i mundshëm i opozitës për këtë bashki.











