Tre prokurori kanë pësuar ndryshime në drejtimin e tyre me dekret të Presidentit Bujar Nishani.
Mësohet se Argon Gjana është emëruar në krye të Prokurorisë së Durrësit, i cili më parë drejtonte atë të Krujës. Ndërkohë, Besim Hajdarmataj është emëruar zëvendësdrejtues i Krimeve të Rënda, ndërsa më parë drejtonte Prokurorinë e qytetit të Durrësit.
Ndëkrohë, Florian Bonja është komanduar në krye të Prokurorisë së Krujës.












