Edhe pse është një tifoz i zjarrtë futbolli, Papa Françesku nuk ka ngurruar të luajë edhe pak basketboll, ndërsa ka pritur në Vatikan skuadrën e basketbollit Harlem Globetrotters, e cila po kryen këto ditë turin italian.
Yjet e skuadrës spektakolare amerikane i dhuruan Papës një fanellë të personalizuar, çka e lumturoi së tepërmi atin e shenjtë.
Harlem Globetrotters është një skuadër basketbolli ekzibicioni, lojtarët e të cilës kombinojnë cilësi atletike, dhe komedinë gjatë shfaqjeve të tyre. Themeluar në vitet 1920, skuadra ka kryer mbi 20 000 ndeshje në 120 shtete të ndryshme të botës.











