Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë, në një kabinë në rrugën “Mine Peza”.
Viktima i përket komunitetit rom dhe policia nuk ka konstatuar shenja dhune. Personi është rreth të tridhjetave, ndërkohë që po vijojnë hetimet për shkaqet e vdekjes.
Po sot në
Fushë Arrëz janë gjetur kockat e një kufome njerëzore. Besohet se personi mund të ketë humbur jetën në vitin 2014. Policia hetimore po punon për gjetjen e identitetit dhe arsyeve të vdekjes.











