Edi Rama ka prezantuar sot në Elbasan kandidatin e PS-së për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini. Ndërsa kanë kreu i LSI-së si edhe deputetët e tjerë të së majtës, ka munguar kreu i listës për këtë qark, Ben Blushi.
Lidhur me këtë mungesë të tij, vetë Ben Blushi është shprehur se nuk është njoftuar për aktivitetin, sikurse është bërë me të gjithë deputetët e tjerë.
Ben Blushi ka qenë mjaft kritik ndaj qeverisë muajt e fundit, me deklaratat e tij publike nëpër televizione, me shkrimet nëpër gazeta, apo fjalimet në Parlament.












