Policia Kufitare sekuestron dy shishe me vaj hashashi rreth 1.2 litra. Ne pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ne dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, efektivat e policise kufitare gjate kontrollit duke perdorur dhe qenin e droges, ne automjetin tip benx 250 me targa AA 728 IO kane konstatuar dy shishe te dyshuara vaj hashashi te fshehura ne brendesi te sediljes se shoferit. Eshte ndaluar drejtuesi i automjetit Kostandin Riza 39 vjec, banues ne Korce. Po vazhdojne veprimet e metejshme proceduriale. Vlera ne tregun nderkombetar arrin deri ne 12 mije euro.












