Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Gjergj Bojaxhi sëbashku me një shënim ka postuar një foto të vetes kur ishte fëmijë me nënën e vet: “Sot në SHBA, ku së bashku me prindët e vëllain kalova rreth 15 vite të jetës sime, festohet Dita e Nënës. Dua t’i uroj nënës sime e të gjitha nënave mbarësi e lumturi. Çfarëdo që të na ofrojë fati e jeta, askush dhe asgjë nuk i afrohet mrekullisë së dashurisë suaj. Gëzuar Ditën e Nënës! #NeTirana”












