Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për të vrarët, në tragjedinë e Kumanovës, në ceremoninë e celjes së festivalit folklorik të Gjirokastrës. Ai e ka kosnideruar tragjedi ngjarjen në qytetin shqiptar të Maqdonisë ndërkohë që vetëm pak minuta më parë qeveria ka bërë një deklaratë ku i kërkon Shkupit zyrtar transparencë të plotë për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 22 vetë.
“Një minutë heshtje për jetët e të vrarëve në tragjedinë e Kumanovës”, deklaroi Rama në çeljen e festivalit të Gjirokastrës












