Nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, u organizua mbledhja konstitutive e Këshillit për Emërimet në Gjykatën e Lartë.
Pas konstituimit, anëtarët e Këshillit për Emërimet në Gjykatën e Lartë diskutuan dhe miratuan Rregulloren e funksionimit të tij.
Këshilli për Emërimet në Gjykatën e Lartë, si organ këshillimor i Presidentit të Republikës, pas analizimit të përmbushjes së kushteve ligjore dhe kritereve objektive shtesë nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, do të bëjë renditjen e kandidatëve dhe do të hartojë Raportin me shkrim, i cili do ti përcillet më pas Presidentit të Republikës.












