Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, kanë shtyrë për më 17 maj nderimin e tyre nga Universiteti i Tetovës.
Ata do të marrin çmimin Honoris Causa, një praktikë e zakonshme nga universitete të ndryshme për figura me ndikim publik.
Nuk dihet nëse është parashikuar një takim zyrtar me kryeministrin Gruevski, megjithatë është e mundur që kjo datë të shtyhet sërish për shkak të situatës së pastabilizuar në Maqedoni.











