Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton qytetarët shqiptarë se gjatë ditës së sotme, shërbimi i Gjendjes Civile nuk mund të ofrohet.
Shkak për këtë është bërë përgatitja për listat e zgjedhjeve të qershorit dhe shpallja e tyre.
Sipas njoftimit të institucionit, ky shërbim nuk do të jetë i disponueshëm gjatë datës 12 maj pasi po punohet për mbylljen e listave përfundimtare.












