Për Jose Antonios ky është një fat i madh. Atij iu ofrua një ndryshim drastik i pamjes nga pronari i një salloni bukurie. 55-vjeçari i cili ka jetuar për 25 vjet në rrugë u kthye në një model 55-vjeçar. Tashmë ai është një “George Clooney” për qytetin e tij në Spanjë. Me flokët e thinjura, më mjekrën e pisët, i pastrehu qëndronte ashtu për 25 vite.
Transformimi i tij ishte aq i pabesueshëm saqë njerëz të cilin e shihnin për ditë në po të njëjtin vend nuk e njihnin më.
Dëshira e tij e madhe ishte të ndryshonte një ditë dhe ja arriti këtë gjë. Madje nga gëzimi i madh nis të qajë sapo sheh veten në pasqyrë.
Jose tashmë thotë se shpreson të gjejë një punë edhe një femër.
“Nuk është vetëm një ndryshim i pamjes. Është ndryshimi i jetës sime”, ka thënë ai.























